Z.Nasip Naço

Z.Nasip Naço lindi në Skrapar më 5 prill 1961. Ai është i martuar me znj.Theodhora Naço, dhe kanë dy fëmijë: Betina dhe Franko.

Ai është diplomuar për Drejtësinë Fakultetin e Drejtësisë  të Universitetit të Tiranës në 1992. Në vitet 2008-2009, ai ka qenë Sekretar Politik i LSI-së, për Qarkun e Beratit. Prej vitit 2012 e ne vazhdim eshte anetare I kryesise se LSI-se.  Në legjislaturën e XVIII, zgjidhet deputet i Qarkut te Beratit, për Grupin Parlamentar të LSI-së, dhe në periudhën 2009-2011, ushtron detyrën e Zv/kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Në vitet 2011-2012 ai ushtron detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Më pas rizgjidhet Zv/kryetar i Kuvendit të Shqipërisë në Korrik 2012. Gjatë viteve 2013 – 2016 ka ushtruar detyrën e Ministrit të Drejtësisë.

Naço ka ushtruar disa detyra të rëndësishme shtetërore si Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Berat, Drejtor i Shërbimit Informativ në Ministrinë e Brendshme, Prokuror pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Shef Sektori kundër Akteve Terroriste dhe Krimeve kundër Personit, pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Nasip Naço ka marrë pjesë në disa seminare dhe kurse trajnuese, të organizuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, nga Shkolla e Magjistraturës dhe jashtë vendit në Itali, Poloni, SHBA, Danimarkë, Gjermani, me tematika të ndryshme në fushën e së drejtës penale e procedures penale, të përmbarimit gjyqësor, të policisë, etj.

Ai është njohës i gjuhës angleze dhe italiane.