Vangjel Tavo lindi ne Gjirokaster, me date 17 Dhjetor 1969.
Tavo eshte aktualisht ‘DOKTOR I SHKENCAVE MJEKESORE’.
Ai ka kryer gjate viteve 2009-2010 kurs specializimi për “Diagnozë prenatale” në Toronto-Kanada.
Nderkohe ne 2001-2002 ka kryer specializimi në Universitetin e Janinës për “Laparoskopi” dhe ne vitin1996 ka kryer specializim në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik, Tiranë.
Vangjel Tavo njihet dhe per veprimtarine e gjere profesionale. Ai ka punuar gjate viteve 1994-1995 ne Spitalin e Gjirokastrës. Njekohesisht dhe Pedagog në Universitetin e Gjirokastrës.
Me pas, ne 1996 ka ushtruar detyren si Pedagog i Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë në Universitetin e Tiranës.
Veprimtaria politike e z. Vangjel Tavo ka nisur qe ne 1995, si Anëtar i Komitetit Drejtues të PS-se, dega Gjirokastër.
Me pas, më 17 Janar 2011 eshte zgjedhur në postin e Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
Ndersa, gjate periudhes 03.07. 2012 – 04.04.2013 z.Tavo ka ushtruar detyren e tij si Minister i Shëndetësisë.
Zgjedhja e tij ne qarkun e Gjirokastres ka ndodhur gjate legjislaturave IV, V, VII, VIII.
Aktualisht eshte pjese e Grupit parlamentar te LSI. Si dhe, anetar i Komisionit për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
Gjithashtu, z. Vangjel Tavo eshte Autor i dy librave për studentët e Fakultetit të Infermierisë “Shëndeti Riprodhues” dhe “ Obstetrika”.