Petrit Vasili

Petrit Vasili, lindi në Tiranë, më 19 Maj të vitit 1958.

Dr. Petrit Vasili, ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Mjekësisë, në vitin 1983. Në  vitin 1984 kryen specializimin “Teknik i Ngushtë në Institutin e Higjenës dhe Klinikën e Sëmundjeve Profesionale” dhe gjatë vitit 1985 përfundon specializimin e plotë pasuniversitar në Fakultetin e Mjekësisë.

Në vitet 1988 – 1991 ndoqi studimet  në  Institutin Prestigjoz “Instituto Superiore di Sanita” Rome, ku u doktorua me titullin “Doktor i Shkencave”

Vasili është një nga ideatorët e plotësimit të kuadrit ligjor modern të shëndetësisë Shqiptare, hartues ose bashkautor i pjesës më të madhe të kuadrit ligjor të shëndetësisë. Ka një eksperiencë të gjatë pune në sektorin e shëndetësisë si në pozicione drejtuese teknike ashtu edhe në pozicione drejtuese politike të nivelit më të lartë.

Për gjatë viteve 1983 – 1993, Z. Vasili ka punuar në Institutin e Higjienës dhe i Epidemologjisë,

Në vitit 1992 ai ka mbajtur funksionin si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Parlamentare. Në vitet 1996-1997 Dr. Vasili ishte Shefi i Sektorit të Higjienës së Punës, në Drejtorinë e Higjienës, Epidemiologjisë dhe Inspektoratit Sanitar Shtetëror të Tiranës.

Nga shtatori i vitit 1997 deri në shtator 2001 ishte Drejtor i Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor Parësor, në Ministrinë e Shëndetësisë, Kryeinspektor Sanitar Shtetëror, Kryepidemiologu i Republikës. Në vitet 2001-2003, emërohet Zv. Ministër i Shëndetësisë, njëkohësisht ishte Koordinator Politik i Shqipërisë për Shëndetësinë, në Paktin e Stabilitetit.

Në vitin 2004, z. Vasili zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përgjatë viteve 2009 –2012 mban postin e Ministrit të Shëndetësisë. Në vitet 2012-2013 z. Vasili ishte nënkryetar i Bashkisë Tiranë.

Në vitet 2013-2017 zgjidhet deputet në Kuvendin të Shqipërisë dhe mban postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi zëvendëskryetar i saj.

Në periudhën shkurt-qershor të vitit 2017 ka ushtruar detyrën e Ministrit të Drejtësisë. Nga maji i vitit 2017 deri në korrik të po këtij viti ka mbajtur postin e  Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.