Përparim Spahiu

Përparim Spahiu ka lindur në Maqellarë të rrethit të Dibrës më 27 janar 1971.

Në korrik të 1993, Z. Spahiu ka përfunduar studimet universitare në Degën Ekonomiks, pranë Fakultetit Ekonomik të Universiteti  të Tiranës.

Spahiu ka një përvojë të gjerë në fushën e ekonomisë. Ka punuar si ekonomist dhe si konsulent financiar dhe investimesh. Ai ka gjithashtu edhe një eksperiencë të gjatë në sistemin bankar pranë Bankës Amerikane të Shqipërisë , prej 1996 -2010, ku është angazhuar në pozicione të ndryshme dhe poste drejtuese. Pozicioni më i lartë ka qenë ai i Drejtorit të Lartë i Departamentit të Thesarit, Tregut të Punës, Investimet dhe Këmbimit Valutor.

Angazhimi i tij politik filloi në vitin 2012 si anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai zgjidhet anëtar i kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe sekretar politik i Qarkut të Dibrës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, zgjidhet Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si përfaqësues i Qarkut Dibër.

Spahiu është zëvedëskryetar i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë kësaj periudhe ka qenë anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme. Vazhdon të jetë anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe anëtar në Asanmblenë Parlamentare të NATO-s.