Luigj Turmalaj

Luigj Turmalaj lindi në Shkodër më 30.03.1964 dhe është i martuar dy fëmijë. Studimet e larta i ka përfunduar në vitin 1988 pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare Tiranë, dega Veterinari.

Gjatë viteve 1988-1991 ka punuar si Veteriner në Kooperativën Bujqësore Vermosh, Shkodër. Nga viti 1992-1999, ka punuar si veteriner privat. Nga viti 2000 dhe në vazhdim është pedagog në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqesore i Tiranes.

Aktualisht,  Z. Turmalaj është Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe anëtar i Senatit Akademik të UBT-së. Mban titullin Akademik “Profesor”.

Është autor dhe bashkëautor i mbi 40 punimeve shkëncore të botuara në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu Z. Luigj Turmalaj ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e Veterinarisë me mbi 60 punime.

Ka kryer një sërë specializimesh në disa fakultete si Itali, Kroaci, Bullgari, etj. Gjatë vitit 2016 dhe në vazhdim eshte antarësuar në Partinë Levizja Socialiste për Integrim ku eshte zgjedhur anetare i Komitetit Drejtues Kombetare dhe se fundmi anetare i Kryesise se LSI-se