Luan Rama

Luan Rama u lind me 9 mars 1966 ne Peshkopi, Diber.

Eshte diplomuar per filologji, dega gjuhe shqipe-letersi ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” ne Shkoder me 1990. Pas diplomimit, prej shtatorit 1990 e deri me 1999 ka punuar ne gazeten “Zeri i Popullit” ne detyrat e redaktorit, zevendeskryeredaktorit dhe Kryeredaktorit te gazetes. Ne periudhen 1992-1996 ka qen i zgjedhur anetar i Keshillit Bashkiak te Tiranes. 1994-1996 anetar i Keshillit Drejtues te Radiotelevizionit Shqiptar. Ka qene i zgjedhur deputet ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise si deputet i Partise Socialiste ne dy legjislatura, 1997-2001 dhe 2001-2005. Gjate kesaj periudhe ka qene anetar i komisionit te politikes se jashtme te Kuvendit si dhe kryetar i delegacionit te Kuvendit te Shqiperise Shqiperise ne Asamblene

Parlamentare te NATO-s.
Luan Rama ka qene nder themeluesit e Partise Socialiste me 10 qershor 1991 dhe per shume vite anetar i Kryesise se PSSH. Ne periudhen 1999 – 2001 ka qene i zgjedhur Sekretar i Mardhenieve Publike te PSSH.
Gjate 26 viteve ne jeten politike e Publike te vendit, Luan Rama ka kryer edhe detyra te rendesishem shteterore: Minister i Kultures, Rinise e Sporteve (shtator 2001 – shkurt 2002), Minister i Mbrojtjes (shkurt 2002 – gusht 2002) dhe Minister i Rendit Publik (gusht 2002 – nentor 2003).

Luan Rama gjate ushtrimit te profesioni te gazetarit ka kryer edhe nje mori kursesh kualifikimi e specializimi pasuniversitar si prane Zerit te Amerikes ne Washington D.C, ne Chiko University Kaliforni etj. Gjithashtu ka kryer edhe specializim pasuniversitar per politikat e Mbrojtjes dhe te Sigurise ne George C. Marshall Center ne Garmisch – Partenkirchen, Gjermani (15 janar – 25 qershor 1999) .

Ne qershor 2008 Luan Rama bashkohet me Levizjen Socialiste per Integrim dhe prej qershorit 2010 deri ne dhjetor 2016 ka kryer detyren e Sekretarit te Pergjithshem te LSI-se. Ne zgjedhjet  te vitit 2013 eshte zgjedhur deputet ne Kuvendin e Shqiperise, ku gjithashtu eshte anetar i Komisionit te Sigurise Kombetare. Ne dhjetor 2016 eshte zgjedhur nenkryetar i LSI-se. Prej korrikut 2017 Z.Rama mban  postin e Zv.Kryetarit së Lëvizjes Socialiste për Integrim .