Kejdi Mehmetaj

Kejdi Mehmetaj  ka lindur ne qyetin e Fierit, me 19 maj 1993.

Ajo ka kryer studimet e larta prane Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit, Universiteti Politeknik i Tiranes. Pergjate viteve Kejdi ka zhvilluar trajnime te ndryshme brenda dhe jashte vendit, ne sferen profesionale dhe mbi angazhimin politik.

Angazhimin politik Kejdi e ka nisur ne nje moshe fare te re, 15 vjec, ne Levizjen Rinore per Integrim. Ne maj te vitit 2012 ajo u zgjodh nenkryetare e LRI. Ne tetor te po te njejtit vit u zgjodh nga Komiteti Drejtues Kombetar si anetare e Kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim.

Ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2013 Kejdi u propozua te ishte pjese e listes se Levizjes Socialiste per Integrim, si kandidate per deputete ne qarkun e Tiranes. Vetem 20 vjec, ne dhjetor te vitit 2013, ajo mori mandatin e deputetit dhe menjehere me pas u zgjodh nenkryetare e grupit Parlamentar te LSI.

Pergjate ketyre viteve Kejdi ka dhen kontributin e saj ne disa prej komisioneve parlamentare. Prej 3 vitesh ajo eshte pjese e Komisionit per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik si edhe pjese e Aleances se Grave Deputete. Ajo ka qene iniciatore e 2 ligjeve te propozuara dhe miratuara ne Parlament, ligji per “Rolin e Kuvendit ne Procesin e Integrimit ne BE” dhe ligji per “Vullnetarizmim”. Gjithashtu ne fokus te punes se saj kane qen kryesisht ceshtjet e Arsimit dhe Punesimit.

Gjate angazhimit te saj ne politke Kejdi eshte perkushtuar shume edhe ne marredheniet nderkombetare dhe ne kete kuader ajo u zgjodh Zv.Presidente e Internacionales se te Rinjve Socialist ne shkurt te vitit 2015.

Ne Konventen Kombetare te LSI, me 3-4 dhjetor 2016, Kejdi u votua per te mbajtur detyren e Nen Kryetares se Partise.