Endrit Braimllari

Endrit Braimllari ka lindur në Tiranë, me 16 Maj 1988.

Ka mbaruar studimet e larta për Filozofi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Z. Braimllari ka kryer master për “Politika dhe Qeverisje në BE”, Instituti i Studimeve Europiane.

Prej vitit 2015, Z. Braimllari është Pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofise.

Prej vitit 2011,  është zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë. Gjithashtu, ai është anëtar i Këshillit të Qarkut Tiranë. Z. Braimllari është Kryetar i Komisionit të Rinisë, anëtarë i komisionit te Strehimit dhe Çeshtjeve sociale, anëtare i komisionit Juridik në Këshillin Bashkiak Tiranë.

Endrit Braimllari ka një angazhim të hershëm në politikë. Ai është anëtarësuar në Maj të vitit 2005 në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Prej vitit 2008 është anëtar i |Kryesisë së LSI-së. Ai ka mbajtur pozicionin e Kryetarit te Levizjes Rinor per Integrim, dega Tiranen në periudhën  2008-2012 dhe njëkohësishtë ka qënë N/Kryetar i LSI-së Tiranë.

Nga viti 2012-2016 Z. Braimllari ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Lëvizjes Rinore për Integrim, Në peridhën qershor 2016 deri më dhejtor 2016  ka qënë N/Kryetar i LSI-së. Aktualisht është Sekretar i Përgjithshem i Lëvizjes Socialiste per Integrim.