Edmond Haxhinasto

Edmond Haxhinasto u lind ne Tirane ne 16 nentor 1966. Perfundoi studimet universitare ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti Histori-Filologji, Katedra e Anglishtes, ne 1989. Ne 1996 perfundoi nje Master Ekzekutiv per Administrim Biznesi ne International Executive Center, Brdo, Slloveni. Ne vitin 2000, perfundoi Master ne Politika Publike ne Shkollen Woodrow Wilson te Universitetit te Princeton-it, SHBA.

Ne vitet 1989-1900 punoi si mesues ne zonen e Dibres. Ne vitet 1990-1991 punoi ne Federaten e Rinise Shqiptare. Ne 1991-1992 punoi si She fi Protokollit dhe Marredhenieve me Jashte i Parlamentit te pare pluralist. Ne 1993-1997, punoi ne sektorin privat.

Nga 1997 deri 1999, punoi si Drejtues i Departamentit te Koordinimit ne Zyren e Kryeministrit.

Ne 1998 ishte Kryetar i Grupit Monitorues Antikorrupsion.

Ne 1999 ishte perfaqesues i Qeverise ne Grupin e Manaxhimit te Emergjences, i ngritur per perballimin e situates me refugjatet nga Kosova.

Angazhimet e mepasshme perfshijne Keshilltar Diplomatik i Kryeministrit 2000-2001, I ngarkuar me Pune e.p. ne Ambasaden e Shqiperise ne Beograd, 2001-2002, Shef Kabineti i Ministrit te Jashtem, 2002-2003.

Me pas, ne 2004-2005 ishte keshilltar i zotit Ilir Meta si Antar i Komisionit Nderkombetar per Ballkanin.

Ne 2004, ishte nder bashkthemeluesit e Levizjes Socialiste per Integrim, ku ka mbajtur funksione te ndryshme si Sekretar Nderkombetar, Kryetar i Komitetit Drejtues Kombetar, dhe Zevendes-Kryetar i LSI.

Ne 2009-2010 punoi si Zvminister i Puneve Publike dhe Transportit.

2010-2012 mbajti postin e Ministrit te Puneve te Jashtme.

2012-2013 ishte ne funksionin e Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes.

Nga Janari 2011 deri Prill 2013 mbajtin postin e Zevendes-Kryeministrit.

Ne zgjedhjet e vitit 2013, u zgjodh Deputet ne Kuvendin e Shqiperise.

Nga Shtatori 2013 deri Shtator 2015 ishte Minister i Transportit dhe Infrastruktures.

Aktualisht, eshte Sekretar per Çeshtjet Programore te Levizjes Socialist per Integrim.