Prioritetet zgjedhore të LSI

PRIORITETET ZGJEDHORE

TË LSI

PLATFORMA

POLITIKE

Të gjithë shqiptarët sot, të rinj dhe të moshuar, burra dhe gra nga Veriu në Jug, po përpiqen për të mbijetuar. Familjet shqiptare po kërkojnë me dëshpërim të gjejnë punë, po luftojnë me koston e lartë të jetesës dhe po përballen me pamundësinë për një jetë të mirë.

 

Pothuajse të gjithë shqiptarët janë më keq sot se 4 vite më parë. Shumë po humbasin shpresën, shumë prej tyre po largohen nga Shqipëria.

 

Pak ditë na ndajnë nga data e ndryshimit dhe shqiptarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë. Ne e kemi alternativën që e kthen Shqipërinë të jetë sërish Shtëpia Juaj. Një program real, i hartuar me përvojen e profesionistëve më të mirë dhe me fokus vetëm mirëqenien e çdo familje shqiptare.

 

Nisur nga emergjenca për ndryshim, brenda programit madhor të LSI, ne kemi hartuar politika specifike me efekt të shpejtë, që do të krijojnë punë me pagë të mirëpaguar do të ulin koston e jetesës dhe do të mbajnë të rinjtë në Shqipëri.

 

Këto do të jenë politika prioritare për ne, pasi ne e dimë se shqiptarët kanë nevojë për ndryshim, i cili duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.

 

LSI është e angazhuar me politika të detajuara, që do të sjellin mirëqenie reale për ju dhe familjen tuaj.

 

Kjo do jetë rruga me të cilën do të krijojmë vende pune, do të krijojmë më shumë mundësi dhe do të sjellim shpresën që Shqipëria të jetë shtëpia juaj.

 

Ndryshimi po vjen!
Ne e mbajmë fjalën!
Ne do ta bëjmë Shqipërinë Shtëpinë tuaj!