13 May Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta takohet me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim (LGI), ku u bë prezantimi i kandidatit për Bashkinë e Vorës, z. Luan Sallaku
META : Ne jemi këtu për këtë gjë që t'u japim fjalën që deri në 2017-n nuk do të ketë grua dhe vajzë në Vorë që nuk do të ketë vendin e punës nëse do të punojë
Z. Meta: Është një aleancë e fuqishme afatgjatë. Jo thjesht për të fituar zgjedhjet sepse nuk është ky qëllimi ynë, por është një instrument për të zgjidhur problemet që kanë njerëzit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta mori pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim (LGI), ku u bë prezantimi i kandidatit për Bashkinë e Vorës, z. Luan Sallaku.
Në këtë takim, Kreu i LSI-së, shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së,z. Luan Rama, Ministri i Bujqësisë, z. Edmond Panariti, zv. Ministrja e Arsimit, znj. Nora Malaj.